Futboll Sport

Milani mendon largimin e Igli Tares, Toni D’Amico del si kandidati kryesor për ta zëvendësuar

Largimi i Igli Tares nga Milani po bëhet një mundësi gjithnjë e më reale. Sipas gazetarit italian Nicolò Schira, drejtuesit e klubit kuqezi nuk janë plotësisht të bindur me punën e drejtorit sportiv shqiptar gjatë dy afateve të fundit kalimtare dhe në fund të sezonit mund të ndodhë ndarja.

Në të njëjtën kohë, emri që po përmendet më shumë si zëvendësues i mundshëm është ai i Tony D’Amico, aktualisht drejtor sportiv te Atalanta BC. Ai vlerësohet shumë nga drejtuesit e AC Milan dhe shihet si një profil i përshtatshëm për projektin e ri sportiv.

Igli Tare kishte firmosur kontratë me Milanin deri në vitin 2027, ndërsa gjatë merkatos së fundit klubi investoi rreth 165 milionë euro për afrimet e Christopher Nkunku, Ardon Jasharit, Samuele Riccit, Estupinanit, Rabiotit dhe emrave të tjerë të rëndësishëm. Megjithatë, duket se rezultatet dhe strategjia sportive nuk i kanë bindur plotësisht drejtuesit kuqezinj.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së