Situata te Real Madridi vazhdon të jetë e tensionuar pas rezultateve zhgënjyese të javëve të fundit, ndërsa kritikat tashmë kanë goditur edhe yllin kryesor të skuadrës, Kylian Mbappe.

Sipas mediave spanjolle, një grup tifozësh madrilenë kanë nisur një peticion online duke kërkuar largimin e sulmuesit francez nga “Santiago Bernabeu”. Peticioni ka marrë përmasa të jashtëzakonshme në rrjetet sociale dhe raportohet se ka mbledhur mbi 40 milionë firma.
Madje, shifra e publikuar arrin deri në 46 milionë nënshkrime, duke u cilësuar si një nga peticionet më të komentuara ndonjëherë në botën sportive.
Megjithatë, mediat spanjolle theksojnë se ky peticion nuk duhet marrë plotësisht seriozisht, pasi bëhet fjalë për një platformë të hapur ku përdoruesit mund të votojnë disa herë ose edhe me identitete të rreme.
Pavarësisht kësaj, reagimi masiv i tifozëve tregon qartë pakënaqësinë që ekziston aktualisht ndaj situatës brenda klubit madrilen dhe presionin e madh që po ndjen Mbappe në sezonin e tij me fanellën e Real Madridit.

