Futboll Ndërkombëtare Sport

Milani rikthehet te fitorja në “San Siro”, triumf dramatik ndaj Torinos

AC Milan është rikthyer te fitorja pas një ndeshjeje spektakolare, duke mposhtur 3-2 Torino në “San Siro” dhe duke reaguar menjëherë pas disfatës së fundit.

Kuqezinjtë e nisën takimin me intensitet të lartë dhe e konkretizuan dominimin herët, falë një super goli të Strahinja Pavlovic, i cili realizoi me një goditje të bukur nga distanca. Megjithatë, Torino arriti të rikthehej në lojë para pushimit, kur Giovanni Simeone përfitoi nga një situatë e rrëmujshme në zonë dhe barazoi shifrat.

Në pjesën e dytë, Milani ndryshoi ritmin dhe u bë më kërkues në sulm. Presioni i vendasve u shpërblye kur Adrien Rabiot gjeti rrugën e rrjetës nga afër, duke shënuar golin e parë të tij në “San Siro” me fanellën kuqezi. Pak minuta më vonë, avantazhi u thellua nga Youssouf Fofana, që finalizoi një aksion të ndërtuar mirë.

Torino nuk u dorëzua dhe riktheu emocionet në fund, pasi Nikola Vlašić realizoi nga penalltia, por Milani arriti ta menaxhojë avantazhin deri në vërshëllimën finale.

Një lajm pozitiv për kuqezinjtë ishte edhe rikthimi në fushë i Santiago Giménez, i cili u aktivizua pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e dytë me 63 pikë, duke mbajtur presionin ndaj Inter dhe duke lënë pas Napoli në garën për kreun e Serie A.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së