Kombëtarja Sport

Milot Rashica drejt Bundesligës? Hoffenheim shfaq interes konkret

E ardhmja e Milot Rashicës mund të rikthehet sërish në Bundesligë. Mediumet turke kanë raportuar se sulmuesi i Besiktashit ka zgjuar interesim serioz nga disa klube, përfshirë skuadra nga Gjermania dhe Arabia Saudite.

Raportimet kanë vazhduar edhe gjatë ditës së mërkurë, ku mediat në Turqi kanë zbuluar tashmë edhe emrin e një klubi konkret të interesuar për reprezentuesin e Kosovës. Sipas tyre, bëhet fjalë për Hoffenheimin, ekip që garon në elitën e futbollit gjerman.

Te Hoffenheimi aktualisht aktivizohen me sukses edhe tre futbollistë kosovarë: Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, çka do ta bënte transferimin e Rashicës edhe më interesant për publikun kosovar.

“Është mësuar se Hoffenheimi po përgatitet të paraqesë një ofertë zyrtare për sulmuesin kosovar të Besiktasit”, ka raportuar mediumi turk “Turkuva Radyolar”.

Milot Rashica, 29 vjeç, është pjesë e Besiktashit që nga viti 2023, kur u transferua nga Norwich City për shumën prej 5 milionë eurosh. Ai ka kontratë me klubin turk deri në verën e vitit 2027, ndërsa më herët në Turqi ka veshur edhe fanellën e Galatasarayt.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së