Kombëtarja Sport

ZYRTARE: Indrit Mavraj transferohet te Lechia Gdansk në Poloni

Mbrojtësi i Kosovës U21, Indrit Mavraj, ka gjetur skuadrën e re dhe do ta vazhdojë karrierën e tij në Poloni, te klubi Lechia Gdansk.

19-vjeçari është larguar nga Bari, skuadër që garon në Serie B italiane, dhe i është bashkuar ekipit polak si transferim i lirë. Lechia Gdansk e ka prezantuar tashmë zyrtarisht futbollistin, i cili është bashkuar menjëherë me ekipin në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalya.

Mavraj e ka nisur karrierën e tij te Schaffhausen, ndërsa më pas ka qenë pjesë edhe e Genoa U18, për të vazhduar te Bari, ku ka bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e tij profesional.

Klubi polak ka siguruar shërbimet e mbrojtësit kosovar me një kontratë afatgjate, e cila do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2030.

Te Lechia Gdansk, Indrit Mavraj do të jetë bashkëlojtar edhe me një tjetër futbollist kosovar, Bujar Pllana, duke rritur kështu prezencën shqiptare në ekipin polak.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së