Ministri i posaemëruar i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka marrë një vendim për rritjen e mbështetjes financiare për sportistet dhe trajneret femra në Kosovë.
Sipas vendimit të bërë publik, koeficienti i përkrahjes financiare për to është rritur me 100 për qind, duke dyfishuar shumën mujore që përfitojnë. Nga ky ndryshim, mbështetja financiare rritet nga 200 euro në 400 euro në muaj.
Ky hap synon të fuqizojë rolin e grave në sport dhe të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin e tyre profesional, si dhe për përfaqësim më të madh në garat sportive brenda dhe jashtë vendit.
Nga ministria është theksuar se sportistet kosovare kanë qenë ndër vite ndër bartëset kryesore të sukseseve ndërkombëtare për vendin, duke ngritur lart flamurin e Kosovës dhe duke promovuar sportin kosovar në arenën ndërkombëtare. Institucioni ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbështesë politika që synojnë zhvillimin e barabartë dhe avancimin e sportit në vend

