Ardian Ismajli ka qenë protagonisti kryesor në fitoren minimale të Torino ndaj Pisa me rezultat 1-0 në kuadër të Serie A.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke qenë i pakalueshëm në repartin defensiv dhe duke merituar plotësisht çmimin “lojtari i ndeshjes”.
Performanca e tij u vlerësua me notën 7.9 nga platforma Flashscore. Ismajli ishte një “mur” i vërtetë në mbrojtje, duke neutralizuar çdo tentativë të kundërshtarëve dhe duke udhëhequr skuadrën drejt një fitoreje të rëndësishme në transfertë.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Adams në minutën e 80-të, duke vulosur tri pikë të vlefshme për Torinon.
Pas kësaj fitoreje, Torino ngjitet në kuotën e 36 pikëve, duke mbajtur pozitën e 12-të në renditjen tabelare.

