Përzgjedhësi i Kombëtarës së Kroacisë, Zlatko Dalić, ka vlerësuar maksimalisht ndikimin e kapitenit Luka Modrić, duke e cilësuar atë si shtyllën kryesore të skuadrës.
Në një deklaratë për media, Dalić theksoi se përvoja, energjia dhe profesionalizmi i Modrićit vazhdojnë të jenë vendimtare për ekipin kombëtar, pavarësisht moshës së tij.
“Ai është padyshim motori i kësaj kombëtareje. Energjia dhe forca që shfaq në këtë moshë janë të jashtëzakonshme dhe shërbejnë si shembull për të gjithë. Është shumë më e lehtë të punosh kur ke një lojtar si Luka Modrić, i cili mishëron profesionalizmin dhe përkushtimin maksimal,” u shpreh trajneri kroat.

Mesfushori i Milan pritet të jetë pjesë e listës së Kroacisë për ndeshjet kualifikuese të Kupa e Botës 2026, duke dëshmuar se mbetet ende një figurë kyçe për sukseset e “Vatrenëve”.

