Futboll Sport

Muriqi afër mbijetesës me Mallorcan

Vedat Muriqi me Mallorcan kanë arritur një fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë në La Liga.

Mallorca triumfoi 1:0 në udhëtim te Girona, në një përballje direkte për qëndrim në elitën e futbollit spanjoll.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Samu Costa në minutën e 43-të, pas një aksioni ku Muriqi ishte i pozicionuar në zonë dhe tërhoqi vëmendjen e mbrojtjes vendase.

Sulmuesit të Kosovës iu mohua një gol në minutën e 32-të, pasi Vitor Reis largoi topin nga vija e portës.

Muriqi ishte aktiv gjatë gjithë ndeshjes dhe e kompletoi takimin. Ai mbetet ndër golashënuesit më të mirë të La Ligas këtë sezon, me 21 gola, pas Kylian Mbappes.

Me këtë fitore, Mallorca ngjitet në vendin e 15-të me 38 pikë, aq sa ka edhe Girona në pozitën e 16-të.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së