Futboll Sport

Trajnerja kosovare pushton Evropën, Elena Sadiku fiton Kupën Evropiane me Hacken

Trajnerja kosovare, Elena Sadiku, ka arritur një sukses historik në futbollin evropian, duke fituar trofeun e parë të UEFA Women’s Europa Cup me skuadrën suedeze Hacken.

Në finalen e madhe, ekipi i drejtuar nga Sadiku triumfoi ndaj Hammarbyt me rezultat të përgjithshëm 4:2, duke konfirmuar dominimin në këtë kompeticion. Ndeshja e parë përfundoi 1:0 për Hammarbyn, ndërsa Hacken reagoi fuqishëm në kthim duke fituar 3:2 dhe duke siguruar trofeun.

Ky është edicioni inaugurues i kësaj gare, që konsiderohet si kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klubet e femrave në Evropë, pas Ligës së Kampionëve.

Sadiku vazhdon të dëshmojë vlerat e saj në skenën ndërkombëtare. Ajo më parë ishte e nominuar për çmimin e trajneres më të mirë të vitit nga FIFA, ndërsa në Skoci kishte bërë histori me Celtic, duke fituar titullin dhe duke e dërguar ekipin në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Karriera e saj si futbolliste u ndërpre herët për shkak të lëndimeve, por ajo është shndërruar në një nga trajneret më të suksesshme dhe të vlerësuara në futbollin evropian, e pajisur edhe me licencën “Pro”.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së