NBA pritet të ndërmarrë masa të reja kundër fenomenit të njohur si “tanking”, ku skuadrat që nuk kanë më objektiva për “play-off” humbin me dashje për të siguruar pozita më të favorshme në draft. Komisioneri Adam Silver është takuar me menaxherët e përgjithshëm të ekipeve për të prezantuar një reformë që synon të hyjë në fuqi nga sezoni i ardhshëm.

Në vitet e fundit, kjo strategji ka ndikuar negativisht në popullaritetin e ligës, pasi skuadrat e renditura më keq përfitojnë zgjedhjet e para në draft dhe mund të sigurojnë talentet më premtuese që hyjnë në basketbollin profesionist. Me ndryshimet e reja, NBA synon të ruajë integritetin e garës dhe të rrisë konkurrencën deri në fund të sezonit të rregullt.

