Sport

Një shqiptar në formacionin e javës në Serbi: Driton Camaj shkëlqen me Novi Pazarin

Formacionet e javës janë bërë tashmë traditë në të gjitha ligat evropiane, por këtë herë vëmendja bie te kampionati serb, ku një shqiptar është përzgjedhur në ekipin më të mirë të javës.

Bëhet fjalë për Driton Camajn, shqiptarin nga Mali i Zi, që aktivizohet te Novi Pazar. Mesfushori sulmues ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit ndaj Spartak Suboticës, ku shënoi dy gola dhe ndihmoi skuadrën e tij të arrijë një barazim 2-2.

Performanca e Camajt nuk kaloi pa u vlerësuar nga mediat serbe, të cilat e përfshinë në formacionin e javës, duke e konfirmuar si një nga lojtarët më të dalluar të kampionatit.

Ky është një tjetër sukses për futbollin shqiptar jashtë vendit, që tregon cilësinë dhe potencialin e lojtarëve tanë në ligat e huaja.

 

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së