Futboll Shqipëria Sport

Olsi Rama feston 80-vjetorin e Partizanit: “Demat e Kuq”, një histori suksesi

Olsi Rama mbetet një nga figurat më të njohura dhe të qëndrueshme në strukturat drejtuese të Partizanit.Prej disa vitesh në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të klubit kryeqytetas, Rama ka ndarë së fundmi në “story”-n e tij në Instagram një video zyrtare të klubit, e publikuar me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Partizanit.

Klubi i kuq u themelua më 4 shkurt 1946, duke nisur një rrugëtim të gjatë dhe të suksesshëm në futbollin shqiptar. Që nga ajo datë historike, Partizani ka fituar 17 tituj kampionë në Superiore, si dhe trofe të shumtë të Kupës dhe Superkupës së Shqipërisë, duke u shndërruar në një nga klubet më të trofeshme në vend.

Për Olsi Ramën, Partizani përfaqëson më shumë sesa një rol drejtues. Ai ka qenë vazhdimisht pranë klubit, duke kontribuar si në aspektin administrativ e organizativ, ashtu edhe duke e mbështetur ekipin si tifoz i “Demave të Kuq”.

Angazhimi i tij i vazhdueshëm konfirmon lidhjen e fortë mes drejtuesit dhe klubit, në një moment simbolik për historinë e Partizanit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së