Pas ndeshjes mes Prishtina e Re dhe KF Drenica në Hajvali, situata ka eskaluar në një përleshje mes tifozëve të dy skuadrave.

Sipas Policisë së Kosovës, nga incidenti kanë mbetur të lënduar dy persona. Një femër ka pësuar lëndime trupore, ndërsa një mashkull është therur me thikë dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa një tjetër është raportuar me lëndime trupore.
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së 30-të në Kampin Nacional në Hajvali, ku KF Drenica fitoi ndaj Prishtina e Re me rezultat 3:2.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë masa shtesë nga organet disiplinore të futbollit kosovar.

