Futboll Sport

Perez nuk do të jetë më i paprekshëm te Real Madridi, zgjedhje të reja tek Real Madridi

Florentino Perez do të përballet me sfidën e parë serioze politike në Real Madrid CF pas plot 20 vitesh.

Për herë të parë që nga viti 2006, “Los Blancos” do të organizojnë zgjedhje të mirëfillta presidenciale, pasi kandidatura e Enrique Rikelme është pranuar zyrtarisht, duke i dhënë fund periudhës ku Perez kandidonte i vetëm dhe zgjidhej automatikisht në krye të klubit.

Biznesmeni 37-vjeçar synon të rrëzojë nga froni një prej figurave më të fuqishme në historinë moderne të Real Madridit, njeriun që ka udhëhequr epokën e “Galaktikëve” dhe dominimin evropian të klubit në vitet e fundit.

Që nga rikthimi i tij në vitin 2009, Perez nuk kishte pasur asnjë kundërshtar në zgjedhje, ndërsa anëtarët e klubit nuk kishin pasur mundësinë të votonin për presidentin.

Votimi i fundit presidencial në Madrid ishte mbajtur në vitin 2006, kur Ramon Calderon mori drejtimin e klubit pas largimit të Perezit, i cili dy vite më herët kishte fituar mbi 91 për qind të votave.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së