Futboll Sport

Xhaka e çon Sunderlandin në Evropë

Granit Xhaka ka vazhduar sezonin fantastik në Premier League, duke udhëhequr Sunderland A.F.C. drejt kualifikimit në garat evropiane.

Sunderland triumfoi 2:1 ndaj Chelsea F.C. në javën e fundit të kampionatit, duke e mbyllur sezonin në vendin e shtatë me 54 pikë dhe duke siguruar pjesëmarrjen në Evropë.

Golave të Sunderlandit iu falën Hume në minutën e 25-të dhe një autogol i Gustos në minutën e 50-të, ndërsa për Chelsean realizoi Palmer në minutën e 56-të. Situata për londinezët u vështirësua edhe më shumë pas përjashtimit të Fofanas me karton të kuq në minutën e 62-të.

Chelsea e mbylli sezonin në vendin e 12-të me 52 pikë, dy më pak se Sunderlandi i Granit Xhakës, i cili ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës gjatë gjithë edicionit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së