Futboll Sport Vendi

Përleshje pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica, arrestohen dy persona dhe një mbetet i lëndua

Ndeshja mes Prishtinës së Re dhe Drenicës në Superligën e Kosovës është shoqëruar me incidente serioze pas përfundimit të takimit në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Sipas konfirmimit të Policisë së Kosovës, dy persona janë arrestuar ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime pas përleshjes mes tifozëve të dy skuadrave, e cila shpërtheu menjëherë pas ndeshjes.

Takimi ishte tejet i rëndësishëm në garën për mbijetesë dhe prodhoi dramë edhe në fushë. Prishtina e Re kaloi e para në epërsi 1:0, por Drenica reagoi fuqishëm duke shënuar tri herë pas minutës së 79-të për ta përmbysur rezultatin. Vendasit vetëm sa zbutën humbjen në minutën e 102-të për rezultatin përfundimtar 2:3.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihen tifozët e të dy skuadrave duke u përfshirë në rrahje, ndërsa në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe Policia.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Plana, ka bërë të ditur se deri tani janë arrestuar dy persona, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.

Me këtë fitore, Drenica ngjitet në kuotën e 38 pikëve në vendin e shtatë dhe mban gjallë shpresat për mbijetesë, ndërsa Prishtina e Re mbetet e fundit në tabelë me 28 pikë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së