Princ Leka dhe partnerja e tij Blerta Celibashi kanë marrë pjesë në organizimin e 104-vjetorit të themeliumit të Bashkisë Mat, ku për herë të parë Princesha është shfaqur publikisht me barkun e rrumbullakosur.
Princeshë Blerta e veshur me fund dhe xhaketë ngjyrë rozë çiklamin shfaqet me barkun e rrumbullakët.
Lajmi i ëmbël se Princ Leka do të bëhet baba për herë të dytë, u konfirmua nga fillimi i muajit shkurt, ndërsa dyshohet se Princi dhe Princesha pritet të bëhen me djalë, por gjinia e bebit nga ana e dyshes akoma nuk është konfirmuar.

Kujtojmë se Princ Leka është dhe babai i vogëlushes Geraldinë të cilën e ka nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Elia Zaharia.

