Boks Sport Vendi

Prishtina pret Turneun e 18-të Ndërkombëtar të Boksit “PAVARËSIA”

Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) do të organizojë Turneun e 18-të Ndërkombëtar Tradicional të Boksit “PAVARËSIA”, i cili do të mbahet më 15 shkurt 2026, me fillim nga ora 13:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në këtë turne prestigjioz do të marrin pjesë boksierë nga Zvicra, Gjermania, Bullgaria, Shqipëria dhe Kosova, duke garantuar përballje cilësore dhe nivel të lartë garues.

Turneu organizohet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe synon promovimin e boksit, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ngritjen profesionale të sportistëve.

Federata e Boksit e Kosovës fton të gjithë dashamirët e sportit që të jenë pjesë e këtij manifestimi tradicional dhe të mbështesin boksierët nga afër.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së