Basketboll Sport Vendi

Rahoveci 029 organizon finalen e Kupës së Kosovës në basketboll

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka besuar organizimin e finales së Kupës së Kosovës ekipit Rahoveci 029, duke vendosur që këtë superfinale ta zhvillojë në qytetin e Rahovecit.

Finalja do të përbëjë përballjen mes Trepçës dhe Bashkimit, dhe do të zhvillohet të mërkurën, më 18 shkurt, në palestrën “Mizahir Isma” nga ora 19:30.

Marrëveshjen për organizimin e finales e kanë nënshkruar Indrit Krasniqi, kryetar i KB Rahoveci 029, dhe Adriatik Rraci, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm dhe Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës. Të dyja palët kanë premtuar se do të bëjnë maksimumin që kjo ndeshje të jetë një spektakël i vërtetë i basketbollit kosovar.

Biletat për këtë finale do të kushtojnë 5 euro, dhe pritet të tërheqin një numër të madh tifozësh nga e gjithë Kosova.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së