Sulmuesi i Barcelona, Raphinha, ka reaguar ashpër pas polemikave të fundit rreth ndarjes së drejtësisë në La Liga.
Braziliani theksoi se ka shumë gjëra për t’u përmirësuar, duke lënë të kuptohet se vendimet e arbitrave kanë ndikuar në ndeshjet e fundit të skuadrës katalanase. “Ka shumë gjëra për të përmirësuar, por jo vetëm tek ne. Është shumë e komplikuar kur rregullat ndryshojnë, në varësi të situatës në favorin apo kundër nesh,” deklaroi ai.
Megjithatë, Raphinha u shpreh i vendosur se ekipi i tij nuk do të dorëzohet përballë asnjë pengese. “Por nëse duhet të luajmë kundër kujtdo për të fituar, nuk ka problem… Ne do ta bëjmë.
” Reagimi i tij vjen pas humbjes së Barcelonës ndaj Girona, në një ndeshje ku një faull gjatë aksionit vendimtar nuk u akordua nga gjyqtari kryesor dhe sistemi VAR, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe në kampin blaugrana.

