Real Madrid, i është nënshtruar me sukses një operacioni pas dëmtimit të ligamentit kryesor gjatë ndeshjes kundër Getafe CF. Lëndimi e ka detyruar brazilianin të mbyllë sezonin më herët dhe rikthimi i tij pritet të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.
Pas operacionit, Rodrygo ndau një mesazh emocional në rrjetet e tij sociale:
“Sot fillon një histori e re. Një Rodrygo i ri ka lindur. Jam gati të kaloj nëpër të gjithë këtë proces dhe të jetoj bekimet e Zotit në jetën time. Shumë mirënjohës për çdo mesazh dashurie. Faleminderit Zotit, gjithçka shkoi mirë në operacion.”

Klubi dhe tifozët mbeten të optimistë për rikthimin e shpejtë të sulmuesit, i cili pritet të kthehet në fushë i rigjeneruar dhe i gatshëm për sfidat e ardhshme të ekipit madrilen.

