Ndërkombëtare Sport

Real Madridi konfirmon mungesën e Jude Bellinghamit

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht mungesën e Jude Bellinghamit për disa ndeshje të rëndësishme, si në kampionat ashtu edhe në arenën evropiane. Mesfushori anglez do të mbetet jashtë fushave për shkak të një dëmtimi, duke qenë një mungesë e ndjeshme për skuadrën e Carlo Ancelottit.

Bellingham do t’i mungojë Realit në përballjet e La Ligas ndaj Valencias, Real Sociedadit dhe Osasunës, si dhe në të dyja ndeshjet e play-off-it të Ligës së Kampionëve kundër Benficës.

Sipas njoftimit të klubit madrilen, rikthimi i mesfushorit pritet në fillim të muajit mars, konkretisht në ndeshjen e kampionatit kundër Getafes, nëse procesi i rikuperimit shkon sipas planit.

Mungesa e Bellinghamit përbën një goditje për Real Madridin, duke pasur parasysh rolin kyç dhe ndikimin e tij në lojën e ekipit gjatë këtij sezoni.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së