Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ka vendosur të përfundojë përvojën e tij te Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe pas vetëm 6 muajsh.Klubi ka zyrtarizuar ndërprerjen e kontratës me marrëveshje të ndërsjellë përmes një njoftimi publik në rrjetet sociale.
“Sharjah FC ka ndërprerë kontratën me futbollistin shqiptar Rei Manaj me marrëveshje. I urojmë fat të mbarë dhe sukses në vijim të karrierës së tij,” shkruhej në komunikatë.

Manaj, i cili gjatë kohës së tij te Sharjah përfitonte 3.9 milionë euro, ka vendosur të ndërpresë kontratën për të ndjekur një sfidë të re në Turqi, te skuadra e Sivasspor, klub ku u bë i njohur si një nga golashënuesit më të spikatur të Superligës turke.
Sulmuesi 26-vjeçar synon të rikthehet në një ambient ku ka lënë gjurmë me golat dhe performancat e tij, duke u bërë një prej lojtarëve kyç të skuadrës turke. Burime pranë futbollistit bëjnë me dije se Manaj është në fazën përfundimtare të negociatave dhe pritet të firmosë kontratën pas udhëtimit drejt Turqisë.
Ky lëvizje shënon një kapitull të ri në karrierën e sulmuesit shqiptar, i cili pas përvojës në Emiratet e Bashkuara Arabe synon të rikthehet në nivelin më konkurrues dhe të vazhdojë të tregojë aftësitë e tij sulmuese në Superligën turke.

