Sulmuesi francez Mateta ka njoftuar Crystal Palace për dëshirën e tij për t’u transferuar te AC Milan, raporton IndeksOnline.
Sipas burimeve, Mateta dëshiron të bashkohet me kuqezinjtë që tani, edhe pse marrëveshja fillestare parashikonte transferimin e tij në verën e vitit 2026.
Milan pritet t’i paguajë Crystal Palacit një shumë rreth 30 milionë euro për shërbimet e sulmuesit, ndërsa 28-vjeçari do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon.
Ky lëvizje mund të forcojë ndjeshëm repartin ofensiv të kuqezinjve, duke i dhënë trajnerit më shumë opsione për pjesën e mbetur të sezonit.

