Show Biz

U pendua për tatuazhin për Eglin, Olsi Bylyku tregon çfarë ka ndodhur

Olsi Bylyku ka folur hapur për një vendim personal nga e kaluara e tij sentimentale, duke pranuar se është penduar për një tatuazh që kishte realizuar gjatë lidhjes me ish-partneren e tij, Egli Tako.

I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, me moderatore Arbana Osmanin, Olsi rrëfeu se ka vendosur ta ndryshojë tatuazhin, i cili dikur mbante një domethënie të fortë emocionale për të.

“Jam penduar për një tatuazh që kam pasur me ish-partneren dhe e kam ndryshuar. Ka qenë një gjysmë hëne dhe gjysmë dielli, ndërsa tani kam bërë një maskë aktrimi,” u shpreh ai gjatë intervistës, ku ishte i ftuar së bashku me aktorin Nik Xhelilaj.

Tatuazhi në fjalë kishte qenë pjesë e një simbolike të përbashkët të çiftit, për të cilën kishte folur më herët edhe vetë Egli Tako. Në një intervistë të dhënë në vitin 2023, ajo kishte shpjeguar se, ndonëse fillimisht ishte realizuar si një “couple tattoo”, sot e konsideron atë si diçka personale dhe me kuptim të veçantë për veten.

“Kam një tatuazh te këmba që janë dallgët e detit dhe perëndimi. Edhe pse ka qenë një ‘couple tattoo’, tani është bërë sërish ‘single tattoo’ dhe vazhdon të ketë shumë kuptim për mua, sepse perëndimi është pamja ime e preferuar në botë. Unë kam diellin, Olsi ka hënën,” ishte shprehur Egli.

Rrëfimi i Olsit ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje një nga historitë më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

You may also like

Show Biz

Rita Ora mahnit me format trupore, e nis janarin në pushime tropikale

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një seri fotografish të publikuara së fundmi
Show Biz

Leonora Jakupi rikthehet me këngën emocionuese “A vritet pavarësia”

Leonora Jakupi rikthehet me këngën emocionuese “A vritet pavarësia” Pas një serie suksesh në skenën muzikore, Lionora Jakupi vjen me