Futboll Sport

“Turp, turp, turp!” – tifozët e Vllaznisë shpërthejnë ndaj futbollistëve

Vllaznia ka pësuar një humbje të rëndë 2-0 ndaj Dinamos në ndeshjen e parë të fazës “Final Four”, duke komplikuar ndjeshëm garën për titullin kampion në Shqipëri.

Skuadra shkodrane mbeti me 10 lojtarë në minutën e 69-të pas përjashtimit të Bajramit me kartonin e dytë të verdhë, moment që ndryshoi rrjedhën e takimit. Dinamo përfitoi nga superioriteti numerik dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 77-të me Malomon, ndërsa James vulosi fitoren në minutat shtesë.

Pas vërshëllimës përfundimtare, në stadium shpërtheu pakënaqësia e tifozëve të Vllaznisë. Nga tribunat u dëgjuan kore të forta “Turp, turp, turp!”, ndërsa një pjesë e tifozëve nuk lejuan lojtarët t’i afroheshin tribunës. Futbollistët më pas u drejtuan te grupimi “Vllaznit Ultras” për t’i përshëndetur.

Kjo humbje e lë Vllazninë nën presion në luftën për titull, ndërsa Dinamo rikthehet fuqishëm në garën kampionale me një fitore shumë të rëndësishme në “Final Four”.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së