Emir Sahiti e ka nisur në mënyrë mbresëlënëse aventurën e tij të re në Izrael. Ish-reprezentuesi i Kosovës debutoi me fanellën e Maccabi Tel-Aviv duke qenë protagonist absolut në ndeshjen e Kupës, ku skuadra e tij triumfoi bindshëm 5–0 ndaj Maccabi Yafos.
27-vjeçari realizoi dy gola, duke vulosur një paraqitje të shkëlqyer që e bëri edhe lojtarin më të mirë të takimit. Sahiti gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 52-të dhe më pas në të 72-tën, duke treguar menjëherë vlerën e tij në repartin ofensiv.
Sahiti është huazuar gjatë afatit kalimtar të janarit,nga Hamburgu për t’iu bashkuar Maccab-it. Me një debutim të tillë, Sahiti ka dhënë sinjal të qartë se do të jetë një armë e rëndësishme për skuadrën izraelite në vazhdim të sezonit.

