Ish-banorët e “Big Brother VIP 5” mbrëmjen e sotme janë ballafaquar me njëri-tjetrin për rrugëtimin e tyre në këtë format televiziv dhe fitoren spektaklit në fjalë e cila u “rrëmbye” nga Selini.
Në lidhje me fitoren e “BBVA5”, Selin tha se nuk e kishte parë kurrë veten e saj si fituese, duke shtuar se pjesë e planit të saj për këtë reality shoë ishte një rrugëtim sa më i gjatë. Ndërkohë, 3 finalistët e tjerë të këtij edicioni, Miri, Mateo e Rogerti kanë komentuar fitoren e Selinit duke theksuar se ajo nuk e meritonte. Sipas treshes në fjalë, Seliini nuk ka pasur një strategji loje të duhur aq sa për ta fituar lojën, ndërsa kanë nënvizuar se e vetmja gjë që ajo ka bërë e ka qenë në qendër të vëmendjes ka qenë ndarja e krevatit me Mirin.
Me nota ironie, në lidhje me reagimin e tij të ftohtë ndaj Selinit në momentin kur kjo u shpall fituese e “BBVA5”, Miri tha se zgjpdhi që t’ia linte skenën fitueses e të bashkohej me dy femrat e jetës së tij, vajzën dhe gruan.
“Unë ia lash skenën fituese. Shkova te vajza dhe bashkëshortja. Doja t’i tregoja dashurinë time. Doja t’i jepja ndjesinë që ne kemi fituar gjithçka përveç çmimit”, tha Miri.
Më tej, Rogerti ndërhyri duke theksuar se Selini nuk e meritonte fitoren. Sipas tij Miri ishte kandidat më i duhur për fitoren e “BBVA5” me argumentimin se ai nuk ka ofenduar.
“Fituesja nuk e meritonte. Meqë ky ka qenë një nga edicionet më ofenduese, duke qenë unë diplomati më i madh, Miri duhet ta fitonte sepse ka ofenduar më pak, ka sakrifikuar më shumë” shtoi Rogerti.
Nga ana tjetër, finalisti i tretë i këtij edicioni, Mateo tha se as Miri as Rogerti nuk e kanë merituar të jenë në finale duke dalë dhe kudnër fitores së Selinit e cila për të nuk ka pasur një strategji tjetër përveç ndarjes së krevatit me Mirin.
“Për mendimin tim nuk e ka merituar, se e vetmja lojë e Selin ka qenë loja e krevatit me Mirin, edhe më pas debate me Rogertin, edhe Selin viktimizohej, edhe kjo ka qenë loja e saj, edhe më pas që bënte muhabet me Rogertin” u shpreh Mateo.
Pjesë nga diskutimi:
Selin: Nuk e kisha projektuar kurrë veten si fituese. Jam shumë e lumtur dhe po mundohem që ato emocione t’i mbaj edhe për ditët në vijim. Kam marrë një mbështetje shumë të madhe. Ka pasur një mesazh që e prisja shumë gjatë. Ishte mesazhi i një personi me të cilin unë kam ndarë jetën time artistike. Mesazhin e tij e kam lexuar të parin. Në një moment u ktheva për t’i dhënë dorën Mirit, por nuk ishte në skenë.
Miri: Unë ia lash skenën fituese. Shkova te vajza dhe bashkëshortja. Doja t’i tregoja dashurinë time. Doja t’i jepja ndjesinë që ne kemi fituar gjithçka përveç çmimit. Përderisa publiku ka vendosur t’ia japë fitoren Selin, ishte e merituar.
Mateo: Unë nuk mund të dal kundër votave të publikut. Ndoshta nuk fitova 100 mijë euro, por fitova dashurinë e publikut. Unë e kam marrë fitoren time.
Rogerti: Fituesja nuk e meritonte. Meqë ky ka qenë një nga edicionet më ofenduese, duke qenë unë diplomati më i madh, Miri duhet ta fitonte sepse ka ofenduar më pak, ka sakrifikuar më shumë. Një person që më ka mallkuar djalin, ai nuk duhet të ishte fitues, por Miri.
Mateo: Mendoj se Miri dhe Rogerti nuk e kanë merituar finalen. E kanë merituar të tjerë më shumë. Brikena e para.
Miri: Ti, Mateo, nuk ke dalë akoma nga loja.
Mateo: Kush ishin pjesë e lojës tënde, kërcënimet? Hajde, Miri, mi shpjego pak. Ju më keni kërcënuar.
Mateo: Për mendimin tim nuk e ka merituar, se e vetmja lojë e Selin ka qenë loja e krevatit me Mirin, edhe më pas debate me Rogertin, edhe Selin viktimizohej, edhe kjo ka qenë loja e saj, edhe më pas që bënte muhabet me Rogertin.

