Futboll Sport

Sheikat goditen në tribuna gjatë derbit Al Nassr – Al Hilal, skuadra e Ronaldos humb kampionatin

Derbi i madh mes Al Nassr dhe Al Hilal nuk kaloi pa incidente, pasi ne tribuna u regjistruan perleshje mes tifozeve te dy skuadrave.

Sipas pamjeve qe po qarkullojne ne rrjetet sociale dhe raportimeve nga mediat saudite, disa tifoze te Al Nassr kane hyre ne zonen VIP te tifozëve te Al Hilal, duke shkaktuar tension dhe kaos ne stadium. Situata eskaloi shpejt, ku ne video shihen persona duke u goditur me shkopinj dhe sende te tjera.

Edhe pse ne fushe derbi solli rivalitet te madh sportiv, drama kryesore duket se ndodhi ne tribuna, duke ngritur perseri shqetesime per sigurine ne stadiumet saudite.

Ndeshja mes dy rivaleve perfundoi me rezultat 1-1, rezultat qe mban ende te hapur garen per titull ne kampionatin saudit. Rivaliteti mes dy klubeve eshte rritur ndjeshem vitet e fundit, sidomos pas ardhjes se yjeve boterore si Cristiano Ronaldo ne Al Nassr.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së