Boks Vendi

Shqipjon Hoti shpallet Kampion Kontinental IBO në peshën cruiser

Boksieri Shqipjon Hoti është shpallur Kampion Kontinental IBO në peshën cruiser, duke arritur një sukses të rëndësishëm në boksin shqiptar. Në një përballje të fortë dhe me shumë intensitet, Hoti dominoi ndeshjen kundër kolumbianit Dickson Mwakisople dhe në raundin e 5-të e dërgoi kundërshtarin në tapet me goditje të fuqishme.

Për shkak të gjendjes së kundërshtarit, mjeku i turneut vendosi ndërprerjen e ndeshjes para raundit të 6-të, duke i siguruar fitoren dhe titullin kampion Hotit.

Në këtë rrugëtim, Hoti ka përkrahjen e trajnerit dhe menaxherit të tij Arnold Gjergjaj, i njohur si “Cobra”, i cili gjatë karrierës së tij si boksier ka zhvilluar 41 ndeshje, me 38 fitore.

Me këtë arritje, një kampion i ri shqiptar shtohet në rangun e listës evropiane të boksit, duke rritur edhe më shumë prezencën e flamurit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

You may also like

Sport Vendi

Valon Murseli pas shortit: Drita synon përvojë të re në Conference League

Presidenti i FC Drita, Valon Murseli, ka folur pas shortit të UEFA Conference League, duke ndarë emocionet dhe pritshmëritë e
Sport Vendi

Zyrtare: Axel Gnapi transferohet nga Llapi te klubi rus FC Fakel Voronezh

KF Llapi ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Axel Gnapi te klubi rus FC Fakel Voronezh, pjesë e nivelit të