Botërori 2026 Futboll Sport

Skandal me biletat në Botëror/ Mijëra vende bosh në ndeshjen Kore e Jugut-Çeki, “shpërthejnë” kritikat ndaj FIFA-s

Ndeshja mes Korese se Jugut dhe Çekise ne Kupen e Botes 2026 ka hapur nje debat te madh rreth çmimeve te biletave, pasi ne stadiumin Estadio Akron u pane zona te shumta me vende bosh.

Edhe pse organizatoret raportuan pranine e 44.985 tifozeve, vetem 679 me pak se kapaciteti i stadiumit, pamjet televizive dhe reagimet ne rrjetet sociale treguan tribuna larg mbushjes se plote.

Tifozet kane kritikuar ashper FIFA-n, duke e akuzuar per politika te gabuara te shitjes dhe çmime te paperballueshme. Sipas raportimeve, mijera bileta kane mbetur te pashitura, ndersa per disa ndeshje çmimet ne tregun e rishitjes kane rene ndjeshem ne perpjekje per te mbushur stadiumet.

Nje hetim i medias britanike The Sun pretendon se ne disa stadiume jane shitur me pak se gjysma e biletave, ndersa rreth 180 mije bileta kane mbetur te listuara per rishitje ne prag te turneut.

Situata ka shkaktuar reagime edhe ne SHBA, ku autoritetet ne Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kaliforni kane nisur veprime ligjore kunder FIFA-s lidhur me menaxhimin e shitjes se biletave.

Ne fushe, Koreja e Jugut fitoi 2:1 ndaj Çekise. Çeket kaluan te paret ne epersi me golin e Ladislav Krejčí, por aziatiket permbysen rezultatin fale golave te Hwang In-beom dhe Oh Hyeon-gyu.

Ndersa gara sapo ka nisur, debati per biletat dhe stadiumet gjysme bosh pritet te mbetet nje nga temat me te nxehta te Botërorit 2026.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së