Nje moment i pazakonte ne ndeshjen hapese te Kupes se Botes 2026 mes Meksikes dhe Afrikes se Jugut eshte bere viral ne rrjetet sociale.
Gjyqtari brazilian Wilton Sampaio u gjend ne qender te vemendjes pas nje komunikimi te veshtire gjate shpjegimit te nje vendimi te VAR-it ne minuten e 84-te ne stadiumin Estadio Azteca.
Pas rishikimit te nje nderhyrjeje qe solli perjashtimin e Themba Zwane, arbitri mori mikrofonin per t’ua shpjeguar vendimin lojtareve dhe mbi 80 mije tifozeve ne stadium. Megjithate, ai hasi veshtiresi ne formulimin e mesazhit ne anglisht, duke u ngaterruar ne fjale dhe duke shkaktuar konfuzion te perkohshem.
Pamjet e futbollisteve te Afrikes se Jugut, te cilet dukeshin te hutuar nga shpjegimi, u perhapen me shpejtesi ne rrjetet sociale dhe ngjallen reagime te shumta.
Situata u sqarua vetem pasi Sampaio nxori kartonin e kuq per Zwane, perjashtimi i dyte i Afrikes se Jugut ne kete ndeshje pas daljes se Sithole. Me vone me karton te kuq u ndeshkua edhe meksikani César Montes.
Takimi hyri ne histori si nje nga ndeshjet hapese me me shume tension ne Kupen e Botes, me plot tre kartone te kuq te akorduar gjate 90 minutave.

