Futboll Sport

Sonte vendoset shumë, nis beteja për finalen e Conference League

Pas emocioneve të UEFA Europa League, sonte në skenë zbresin edhe gjysmëfinalet e UEFA Europa Conference League, duke sjellë përballje interesante në garën për një vend në finale.

Në njërën nga sfidat, Rayo Vallecano, ku aktivizohet edhe Ivan Balliu, do të përballet në transfertë me francezët e Strasbourg, në një duel që pritet të jetë i luftuar dhe me shumë intensitet.

Ndërkohë, në çiftin tjetër, Shakhtar Donetsk do të sfidojë anglezët e Crystal Palace, në një përballje që premton spektakël dhe rivalitet të fortë mes dy skuadrave me objektiva të qarta drejt finales.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen paralelisht duke nisur nga ora 21:00, ndërsa sfidat e kthimit janë planifikuar të zhvillohen pas një jave, më 7 maj.

Gjysmëfinalet e Conference League pritet të ofrojnë futboll të hapur dhe emocion deri në fund, teksa skuadrat do të tentojnë të sigurojnë avantazh përpara ndeshjeve vendimtare.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së