Fabjola duket se ka lënë pas krahëve fjalët e të vëllait, i cili vetëm pak ditë më parë i kërkoi të mbante distancë nga Adioni.

Me sa duket ajo nuk i ka marrë parasysh këto këshilla që i vëllai i kërkoi pubikisht. Mbrëmjen e djeshme, Fabjola është parë në momente të afërta me fermerin.
Pamjet e publikuara nga faqja zyrtare e “Ferma VIP” e tregojnë atë pranë shtratit të Adionit, ku shihet duke e ledhatuar, një skenë që ndjekësit e kanë interpretuar si shenjë të qartë afrimiteti mes tyre.

Ky zhvillim ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e ndjekësve e kanë kritikuar Fabjolën për mosrespektimin e këshillës familjare.


