Superliga e Kosovës rikthehet sot me ndeshjet e javës së 33-të, ku të gjitha përballjet zhvillohen në të njëjtën orë dhe pritet të kenë ndikim të madh si në luftën për Evropë, ashtu edhe në garën për mbijetesë.
Kampionia e re, Drita, udhëton drejt Klinës për t’u përballur me Dukagjinin, skuadër që vazhdon betejën për sigurimin e mbijetesës në elitë.
Një tjetër duel interesant luhet në Gjilan, aty ku Gjilani pret Llapin në një sfidë me shumë rëndësi për të dy ekipet në fazën përfundimtare të kampionatit.
Prishtina do të përballet me Ferizajn para tifozëve të vet, me kryeqytetasit që synojnë rikthimin te fitoret, ndërsa mysafirët kërkojnë të vazhdojnë surprizat ndaj skuadrave të elitës.
Ballkani në anën tjetër luan në shtëpi ndaj Prishtinës së Re, ekip që tashmë ka rënë nga Superliga, ndërsa Malisheva përballet me Drenicën në një sfidë direkte për objektivat e sezonit.
Të gjitha ndeshjet e javës së 33-të në Superligën e Kosovës zhvillohen sot nga ora 16:00.

