Basketboll Sport

Spiro Leka shpallet trajneri i muajit në Serie A2

Trajneri shqiptar i Victoria Libertas Pesaro Basket, Spiro Leka, është shpallur fitues i çmimit “Coach of the Month”, për muajin janar në kampionatin Serie A2.

Leka u rendit i pari falë votave të tifozëve, duke grumbulluar 39% të votave totale, çka i siguroi atij këtë vlerësim të rëndësishëm individual.

Ky sukses merr një domethënie edhe më të veçantë, pasi Spiro Leka është një nga trajnerët e rrallë shqiptarë që po arrin rezultate të mëdha në një ligë të respektuar. Nën drejtimin e tij, Victoria Libertas Pesaro po kalon një periudhë pozitive dhe është në rrugë të mbarë për t’u inkuadruar në elitën e basketbollit italian.

Ky çmim vlerëson jo vetëm punën e trajnerit, por edhe ambicien dhe projektin sportiv të klubit të Pesaro-s.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së