Kombëtarja Shqipëria Sport

SUPERGOL në minutën e fundit! Ernest Muçi “çmend” Turqinë dhe i jep fitoren Trabzonsporit

Ernest Muçi ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare, duke u shndërruar në heroin e Trabzonsporit në transfertë ndaj Kocaelispor. Sulmuesi kuqezi vendosi fatin e sfidës me një supergol në minutën e 91-të, duke i siguruar skuadrës së tij një fitore të madhe 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superligës turke.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi, Muçi mori përgjegjësinë mbi vete dhe me një goditje të saktë e të fuqishme, dërgoi topin në rrjetë, duke kompletuar përmbysjen dhe duke ndezur festën e tifozëve të Trabzonsporit.

 

24-vjeçari i Kombëtares shqiptare po kalon një sezon të jashtëzakonshëm, ku vazhdimisht po konfirmon vlerat e tij si një nga lojtarët më vendimtarë të ekipit. Me këtë gol, Muçi shkon në kuotën e 10 golave dhe 3 asistimeve në të gjitha kompeticionet këtë sezon, shifra që flasin qartë për ndikimin e tij në repartin ofensiv.

Paraqitjet e tij të shkëlqyera po e kthejnë Ernest Muçin në një nga emrat më të përfolur në kampionatin turk, ndërsa forma aktuale konfirmon se sulmuesi kuqezi është në kulmin e tij sportiv.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së