Futboll Përfaqësuesja e Kosovës Sport

Talenti kosovar i Bayernit viziton FFK-në dhe stadiumin “Fadil Vokrri”

Talenti i Bayern Munichut, Erblin Osmani, ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Futbollisti i ri, i cili ndodhet në Kosovë për pushimet e verës, është takuar me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, ndërsa më pas ka ndjekur nga afër edhe stërvitjen e Përfaqësueses së Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës e ka vlerësuar vizitën e Osmanit si dëshmi të lidhjes së fortë mes talenteve kosovarë që po zhvillohen në futbollin evropian dhe rrënjëve të tyre në vendlindje.

Sipas FFK-së, Erblin Osmani është pjesë e gjeneratës së re që po e çon emrin e Kosovës në nivele të larta të futbollit ndërkombëtar.

Federata i ka uruar talentit të Bayern Munichut suksese të vazhdueshme dhe arritje të mëdha në karrierën e tij.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së