Futboll Përfaqësuesja e Kosovës Sport

Portieri i Kosovës Muric pasi tha që do të largohet, skuadra e blen për 7 milion euro

Situatë e pazakontë është krijuar rreth Arijanet Muric te Sassuolo. Portieri i Përfaqësueses së Kosovës kishte deklaruar se do të largohej nga klubi italian, por Sassuolo ka vendosur ta blejë përfundimisht kartonin e tij.

Sipas raportimeve, klubi italian do të paguajë rreth 7 milionë euro për Muric, duke e aktivizuar marrëveshjen për transferimin e tij të plotë.

Kjo lëvizje ka krijuar një situatë të paqartë për të ardhmen e portierit, pasi vetë Muric kishte paralajmëruar largimin nga Sassuolo. Megjithatë, vendimi i klubit për ta blerë tregon se ai mbetet pjesë e planeve të tyre, të paktën në aspektin kontraktual.

Tashmë mbetet të shihet nëse Muric do të vazhdojë te Sassuolo apo nëse klubi italian do ta blejë për ta shitur më pas në një tjetër skuadër gjatë afatit kalimtar.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së