Futboll Sport

Tirana fiton derbin, presidenti Halili shpërblen ekipin me 50 milionë lekë

KF Tirana triumfoi 2:1 ndaj FK Partizani Tirana në derbin e javës së 33-të të Abissnet Superiore, në një sfidë të zhvilluar në Arena Kombëtare.

Pas përfundimit të ndeshjes, atmosfera në kampin bardheblu ishte festive, ndërsa presidenti i klubit, Refik Halili zbriti personalisht në dhomat e zhveshjes për të përgëzuar skuadrën për paraqitjen dhe fitoren ndaj rivalit të përjetshëm.

Halili vlerësoi shpirtin e garës dhe energjinë e ekipit, duke e cilësuar këtë si një nga paraqitjet më të mira të sezonit. Ai theksoi se objektivi për sezonin e ardhshëm është shumë më ambicioz, me synimin për ta rikthyer Tiranën në majën e futbollit shqiptar përmes përforcimeve cilësore dhe një bashkëpunimi më të fortë brenda klubit.

Presidenti bardheblu bëri të ditur gjithashtu se do ta shpërblejë skuadrën financiarisht për suksesin në derbi, me një premio që sipas raportimeve mund të arrijë deri në 40-50 milionë lekë të vjetra, në varësi të të ardhurave nga ndeshja.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së