Xavi Hernández ka zbuluar një prapaskenë të bujshme nga periudha kur drejtonte FC Barcelona, duke treguar se rikthimi i Lionel Messi në “Camp Nou” ishte shumë pranë realizimit.

Ish-trajneri katalanas deklaroi se kishte zhvilluar bisedime për rreth pesë muaj me yllin argjentinas për ta rikthyer në Barcelonë, ndërsa kishte tentuar gjithashtu të rikthente edhe Dani Alves, Neymar dhe Pedro Rodríguez.
Sipas Xavit, situata financiare e klubit bëri të pamundur rikthimin e Neymarit dhe Pedros, ndërsa për Messin pengesa kryesore ishte presidenti Joan Laporta.
“Folëm për pesë muaj dhe gjithçka ishte gati, por në fund presidenti tha jo”, deklaroi Xavi, duke zbuluar se rikthimi i Messit në vitin 2023 dështoi në momentet finale.
Në fund, Messi zgjodhi të transferohej te Inter Miami CF, duke mbyllur përfundimisht kapitullin e rikthimit te Barcelona.

