Futboll Kombëtarja Ndërkombëtare Sport

Trajneri i Espanyolit e krahason Muriqin me Messin: “Edhe kur e di çfarë do të bëjë, sërish është i rrezikshëm”

Trajneri i Espanyol, Manolo Gonzalez, ka folur me shumë respekt për sulmuesin kosovar Vedat Muriqi në prag të përballjes së rëndësishme ndaj Mallorca në La Liga.

Në kuadër të javës së 28-të të La Liga, Espanyoli do të udhëtojë drejt stadiumit Son Moix, ku ndeshja do të zhvillohet nesër nga ora 14:00.

Gjatë konferencës për media para kësaj përballjeje, Gonzalez u ndal veçanërisht te forma e sulmuesit të Mallorcas, duke e cilësuar atë si një nga lojtarët më të rrezikshëm në elitën e futbollit spanjoll.

“Ai është një lojtar shumë i fuqishëm dhe ka bërë paraqitje shumë të mira tash e disa vjet,” u shpreh trajneri i Espanyolit.

Gonzalez theksoi se edhe kur kundërshtarët i analizojnë lëvizjet e Muriqit, ndalimi i tij mbetet një sfidë e madhe për çdo mbrojtje.

“Është pak a shumë si me Lionel Messi. E dije se do të hynte nga e majta dhe sërish ia dilte. Me Muriqin është diçka e ngjashme – duhet ta mbajmë sa më larg portës, sepse ai mund të shënojë nga çdo pozitë,” deklaroi ai.

Sulmuesi kosovar po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në Spanjë. Deri tani ai ka realizuar 18 gola në kampionat, duke u renditur si golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, menjëherë pas yllit të Real Madrid, Kylian Mbappé.

Forma e shkëlqyer e Muriqit e ka shndërruar atë në armën kryesore të Mallorcas në sulm dhe një nga emrat më të spikatur të këtij sezoni në futbollin spanjoll.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së