Futboll Sport

Treshja e Kosovës mbetet jashtë Champions League

Monchengladbach ka triumfuar bindshëm me rezultat 4:0 ndaj Hoffenheimit në javën e fundit të Bundesliga-s, duke i shuar skuadrës mysafire shpresat për pjesëmarrje në Champions League sezonin e ardhshëm.

Te Hoffenheimi u aktivizuan nga minuta e parë tre futbollistët e Kosovës, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

Hajdari u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 32-të, ndërsa Avdullahu në të 60-tën. Të dy u zëvendësuan në minutën e 67-të.

Për Monchengladbach shënuan Bolin në minutën e 14-të, Tabakoviq në të 23-tën, Diks në të 81-tën dhe Hack në minutën e parë shtesë.

Situata për Hoffenheimin u vështirësua edhe më shumë në fillim të pjesës së dytë, pasi Lemberle u përjashtua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë.

Me këtë humbje, Hoffenheimi e mbylli kampionatin në vendin e pestë me 61 pikë, duke mbetur jashtë Champions League, por duke siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së