Futboll Sport

Tabela: Liga e Parë “digjet”, gara për Superligë bëhet dramatike, Vushtria më afër se kurr

Gara për inkuadrim në Superligën e Kosovës po bëhet gjithnjë e më interesante në javët përfundimtare të Ligës së Parë.

Vushtrria ka marrë një fitore tejet të rëndësishme ndaj Ramiz Sadikut me rezultat minimal 1:0, duke mbetur në krye të tabelës dhe duke bërë një tjetër hap të madh drejt rikthimit në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra nga Vushtrria tani numëron 72 pikë dhe vazhdon ta mbajë vendin e parë, por rivalët nuk janë dorëzuar ende.

Vëllaznimi ka triumfuar ndaj KEK-ut me rezultat 2:3, ndërsa Feronikeli ka marrë fitore përballë Trepçës, duke mbetur në garë për kreun.

Me vetëm pak javë deri në fund të sezonit, lufta për Superligë mbetet plot tension dhe emocion, ndërsa diferencat mes skuadrave vazhdojnë të jenë minimale.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së