Kombëtarja Sport

Valon Berisha refuzon ofertën e Zeljeznicar: Mesfushori i Kosovës pret opsione të tjera ❌

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, nuk do t’i bashkohet gjigantit boshnjak FK Zeljeznicar. Lajmi u bë i ditur nga gazetari italian Lorenzo Lepore, i cili raporton se 32-vjeçari ka refuzuar ofertën zyrtare të klubit nga Grbavica dhe aktualisht po shqyrton mundësi të tjera për karrierën e tij.

“Valon Berisha e ka refuzuar ofertën zyrtare nga FK Zeljeznicar dhe aktualisht po shqyrton mundësi të tjera,” shkruan Lepore.

Pas këtij refuzimi, drejtuesit e Zeljeznicarit pritet të orientohen drejt alternativave të tjera në tregun e transferimeve, ndërsa Berisha vazhdon të kërkojë një destinacion që përputhet me planet e tij sportive.

FK Zeljeznicar është një nga klubet më të mëdha boshnjake, me 6 tituj kampioni vendor, 6 Kupa të Bosnjës dhe një titull kampioni në ish-Jugosllavi.

Kontrata aktuale e Berishës me LASK Linz është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni, por pritet që mesfushori të ndryshojë klub gjatë afatit kalimtar dimëror. Në sezonin aktual, ai ka regjistruar 12 paraqitje me skuadrën austriake, pa shënuar gola apo dhënë asistime.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së