Futboll Sport

Vedat Muriqi ka arritur marrëveshje me Fenerbahçen

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, mund të rikthehet shumë shpejt te Fenerbahçe. Sipas mediumit të njohur turk “Hurriyet”, kandidati për president i klubit, Aziz Yildirim, ka arritur marrëveshje me bomberin kosovar për transferimin e tij në Stamboll.

Raporti është konfirmuar edhe nga mediumi turk “HT Spor”, që shkruan se marrëveshja mes palëve tashmë ekziston dhe se gjithçka mund të finalizohet pas zgjedhjeve presidenciale të klubit më 6-7 qershor.

Sipas mediave turke, nëse Aziz Yildirim fiton garën për president të Fenerbahçes, atëherë Vedat Muriqi pritet të zyrtarizohet menjëherë si futbollist i skuadrës turke.

Muriqi po vjen pas sezonit më të mirë të karrierës në La Liga me RCD Mallorca. Sulmuesi kosovar realizoi 23 gola dhe një asistim në 37 ndeshje kampionale, duke u renditur golashënuesi i dytë më i mirë në elitën spanjolle, vetëm dy gola pas Kylian Mbappé të Real Madrid CF.

Rikthimi i mundshëm te Fenerbahçe do të ishte një nga transferimet më të bujshme të verës për futbollin turk, sidomos duke ditur lidhjen emocionale që Muriqi ka me klubin dhe tifozët verdheblu.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së