Botërori 2026 Futboll Sport

Yjet që rrezikojnë Botërorin 2026

Më pak se dy muaj para nisjes së Kupës së Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë, disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror rrezikojnë seriozisht të mungojnë për shkak të lëndimeve.

Sipas raportimeve, Lamine Yamal, Arda Güler dhe Éder Militão mund të mbeten jashtë Botërorit pas problemeve muskulore, ndërsa për ta sezoni konsiderohet praktikisht i mbyllur.

Edhe Rodrygo pritet të mungojë pas këputjes së ligamentit në gju, duke vënë në pikëpyetje prezencën e tij me Brazilin.

Te Serge Gnabry është konfirmuar një lëndim në muskujt aduktorë, ndërsa Hugo Ekitiké ka probleme me tendinën e Akilit dhe rrezikon të humbasë grumbullimin me Francën.

Në dyshim mbeten edhe Reece James, Alisson Becker, Rúben Dias, Joško Gvardiol, Thibaut Courtois, Romelu Lukaku, Justin Kluivert, Matthijs de Ligt dhe Memphis Depay.

Kupa e Botës nis në qershor dhe shumë përfaqësuese po presin me ankth rikuperimin e yjeve të tyre.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së