Futbollistja zvicerane, Alisha Lehmann, është përfshirë në një valë polemikash pasi u shpall MVP e sezonit, megjithëse statistikat e saj në fushë nuk kanë bindur një pjesë të madhe të tifozëve.

Sipas raportimeve, Lehmann është vlerësuar si lojtarja më e mirë vetëm pas nëntë paraqitjeve gjatë sezonit, ndërsa ka realizuar vetëm një gol në rreth 400 minuta lojë. Ky vendim ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë tifozë kanë vënë në pikëpyetje kriteret e përzgjedhjes.
Komentet kritike kanë qenë të shumta, me disa përdorues që kanë ironizuar votimin, duke lënë të kuptohet se popullariteti i madh i futbollistes në rrjetet sociale ka ndikuar më shumë sesa paraqitjet në fushë.
Megjithatë, Lehmann vazhdon të mbetet një nga futbollistet më të ndjekura dhe më të famshme në botë, duke tërhequr vëmendje të jashtëzakonshme jo vetëm për paraqitjet sportive, por edhe për ndikimin e saj mediatik dhe marketingun personal.

