Futboll Liga e Kampionëve Sport

18 ekipe tashmë të kualifikuara në Champions League

Liga e Kampionëve për sezonin 2026/27 ka nisur të marrë formë, pasi tashmë janë konfirmuar 18 klubet e para që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës së kompeticionit më prestigjioz europian për klube.

Nga 36 skuadrat që do të marrin pjesë në fazën kryesore të Champions League, gjysma e vendeve tashmë janë plotësuar falë pozicioneve të siguruara në kampionatet respektive.

Nga Anglia, pjesëmarrjen e kanë siguruar Arsenal, Manchester City dhe Manchester United. Në Itali është konfirmuar Interi, ndërsa Gjermania do të përfaqësohet deri tani nga Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig.

Edhe La Liga ka disa skuadra të konfirmuara. Barcelona, Real Madridi, Villarreali dhe Atlético Madridi kanë prerë biletën për sezonin e ardhshëm të Championsit.

Në Francë, Lens iu bashkua PSG-së, ndërsa vendi i tretë ende mbetet i hapur. Nga Holanda janë kualifikuar PSV Eindhoven dhe Feyenoord.

Lista e skuadrave të konfirmuara përfshin gjithashtu FC Porton nga Portugalia, Galatasarayn nga Turqia dhe Shakhtar Donetskun nga Ukraina.

Me kampionatet europiane që po hyjnë në fazën përfundimtare, pritet që në javët e ardhshme të kompletohet edhe lista finale e skuadrave pjesëmarrëse për edicionin 2026/27 të Ligës së Kampionëve.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së